INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është versioni më  i ri i “Whatsapp”. Në fakt ky është një “Whatsapp” i dytë, mos e humbisni

Ky është versioni më i ri i “Whatsapp”. Në fakt ky është një “Whatsapp” i dytë, mos e humbisni

Publikuar më: 09:44 10-10-2017

Vjen versioni më i ri i ëhatsapp, super i lehët për tu përdorur, më i thjesht dhe me më shumë opsione se ai i vjetri.

Whatsapp Business po testohet tek disa përdorues indianë që më pas të mund të shkarkohet gjerësisht. Ky variant i ri Whatsapp-i u shërben profesionistëve që punojnë për një kompani apo sipërmarrësve për të bërë biseda pune. Ka të njëjtën logo si Whatsapp-i klasik, me ndryshimin se ka një “B” në vend të simbolit të telefonit (që meqë ra fjala është një logo goxha e çuditshme, duke qenë se Ëhatsapp-i është për ata që s’para i kanë qejf telefonatat), shkruan First Post.

Sigurisht, Whatsapp Business do të ketë opsione që krijojnë lehtësira për ata që merren me biznes.

Një ndër opsionet më interesante të këtij varianti është “migrimi i bisedave” (Chat Migration) pra, bisedat që keni në Whatsapp-in klasik mund t’i transferoni tek Whatsapp Business. Ky opsion do t’ju lejojë jo vetëm t’i kaloni bisedat nga njëri Whatsapp tek tjetri, por edhe nga Whatsapp-i klasik tek Whatsapp-i i biznesit kur për këtë të fundit përdorni një numër tjetër telefoni, shkruan First Post.

Article Logic
Execution time: 0.0026679039001465