INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është presidenti më i mirë në futboll, shpërndan patatina për tifozët

Ky është presidenti më i mirë në futboll, shpërndan patatina për tifozët

Publikuar më: 17:44 21-09-2018

Një skenë që nuk shihet çdo ditë, një president u dhuron patatina dhe ujë tifozëve që kanë udhëtuar për mijëra kilometra për të ndjekur skuadrën e zemrës në transfertë.

Ndodhi në Selanik, në tribunat e stadiumit “Toumba”. Bruce Buck, president i Chelsea-t, është fotografuar duke u shpërndarë patatina dhe pije freskuese tifozëve londinezë, që kishin sakrifikuar për të mbështetur ekipin e Maurizio Sarrit.

Dhe, në fakt, sakrifica ia ka vlejtur, sepse Chelsea mori tri pikët e para në fazën e grupeve të Europa League.

Article Logic
Execution time: 0.003303050994873