INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është parashikimi i muajit janar për shenjën e Gaforres sipas Susan Miller

Ky është parashikimi i muajit janar për shenjën e Gaforres sipas Susan Miller

Publikuar më: 13:57 03-01-2017
Ju që i përkisni shenjës së gaforres, keni mundësinë për të parë se çfarë ka parashikuar për muajin janar, astrologia e njohur, Susan Miller.
Gaforre, fillimi i janarit do ju gjejë duke menduar të largoheni  nga qyteti, sepse keni nevojë për të rifreskuar mendjen nga lodhja e përditshme. Sipas intv.al do ndikoheni nga Neptun, i cili do ju bëjë të shtoni ritmin e jetës suaj. Mërkuri do ju kthehet në datën 8 janar dhe kjo është ideale, sepse  do e nisni javën  ashtu si duhet.  Nëse nuk do udhëtoni, përqëndrohuni te gjërat që kanë rëndësi për ju, duke marrë nga interneti më shumë informacion. Hëna e re që do vijë në jetën tuaj do ju ndihmojë të krijoni një atmosferë romantike nëse jeni çift. Lërini projektet e punës, të marrin rrjedhën e tyre, mos i shtoni presion vetes suaj.  Venusi dhe Marsi  do ndjekin jetën tuaj romantike, duke ju dhuruar momente të bukura. Hëna e plotë do ju vijë më 12 janar, duke ju bërë edhe më shumë emocional nga lajmet e reja të mira që do vijnë në jetën tuaj. Fatmirësisht, Marsi do mbrojë reputacionin tuaj në punë.  Nga mesi  i muajit janar, sipas intv.al do e keni të nevojshëm një ndryshim në pamjen tuaj të jashtme, pasi do keni më shumë besim te vetja juaj.
 
Burimi: Susan Miller
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984