INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është orari perfekt i punës sipas ekspertëve. Rrit produktivitetin në punë!

Ky është orari perfekt i punës sipas ekspertëve. Rrit produktivitetin në punë!

Publikuar më: 15:32 26-05-2017
Vazhdon edhe diskutohet nga të gjithë se cili është orari perfekt i punës. 
Një kërkim i kohëve të fundit nga studiues suedezë vëzhgoi për 23 muaj me radhë 68 infermiere të cilat punonin me kohë të plotë. Atyre  iu reduktua orari i punës në 6 orë dhe  pagesa mbeti e njëjtë. Sipas tyre u vu re se  ato ishin  më shumë pozitive. Sipas ekspertëve puna ishte më shumë produktive  duke punuar 6 orë.
 
Më pak orë punë i nxiste ato të menaxhonin më mirë përgjegjësitë e tyre, rriti rendimentin dhe i bëri ato të shtonin përpjekjet për t’u kujdesur më shumë për pacientët. Studimi gjeti se infermieret patën po ashtu përfitime fizike dhe mendore nga reduktimi i orëve të punës. Gjithashtu, ato ishin më pak të stresuara, sëmureshin më pak dhe ishin më të lumtura. 
 
Disa e quajnë atë “të çmendur” dhe të papërgjegjshëm nga ana financiare. 
 
 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013449192047119
    array(1) { ["section"]=> string(82) "ky-eshte-orari-perfekt-i-punes-sipas-eksperteve-rrit-produktivitetin-ne-pune-28749" }