INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Ky është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Publikuar më: 09:53 23-01-2018

Vrasja e Oliver Ivanoviçit ka mundur të jetë kryer nga grupi i Milan Radojçiç i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë. Kështu thuhet në një raport që ka siguruar portali Arbresh.info në lidhje me hetimet rreth vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”. Sipas këtij raporti, vrasësi i Ivanoviç kishte qëlluar disa herë mbi të ndërkohë që e makina e tij “Opel” me të cilën ishte larguar dhe e cila ishte gjetur e djegur më pas, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Millan Radojçiç dhe të grupit të tij. Në raport thuhet se dy ditë para vrasjes së Ivanoviç, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin në zyrën e Milanit. Ndërkohë, edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviç kishte deklaruar se personi që vrau Oliverin mori urdhër nga Milan Radojçiç dhe grupi i tij.

Article Logic
Execution time: 0.002100944519043