INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është filmi shqiptar që  propozohet për “Oscar” [FOTO]

Ky është filmi shqiptar që propozohet për “Oscar” [FOTO]

Publikuar më: 15:26 05-09-2018

Filmi shqiptar "Martesa" me skenar dhe regji nga Blerta Zeqiri, fitues i dy çmimeve në Festivalin e Filmit në Talin, është propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në “Oscar”.

“Martesa” flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolet kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Kryesuesi i komisionit përzgjedhës Isa Qosja u shpreh:

Filmi i propozuar është një tregim ndryshe nga ato që jemi mësuar apo detyruar t’i shohim tek ne, përmban një strukturë disa shtresore dramaturgjike, aktorët i gjallojnë fatet e tyre në mënyrë të natyrshme dhe me mjaft emocione. Regjisura është gati e pavërejtur dhe kjo i jep këtij filmi rrjedhshmëri në perceptim të fabulës dhe përjetimit”.

1-11.jpgMartesa_IMG7_big.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117