INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është bakshish marramendës. Lexoni historinë e kamarierit me fat [FOTO]

Ky është bakshish marramendës. Lexoni historinë e kamarierit me fat [FOTO]

Publikuar më: 12:47 24-11-2016

Kur fati të troket në derë…

Është pikërisht shprehja që i shkon për shtat historisë së një kamarieri irlandez. Ben Miller kishte vendosur të jetonte në Hjuston, Teksas për të qënë pranë të dashurës së tij Taryn Keith, e cila është 8 muaj shtatzanë. Kamarieri ishte duke mbledhur para për një udhëtim në vendin e tij të lindjes për të vizituar familjen pasi fëmija i tyre të lindë. Tashmë qëllimi i tij është edhe më i realizueshëm falë 750 dollarëve që një klient i la bakshish nga një faturë e cila kushtonte vetëm 122.87 dollarë. Taryn, e dashura e tij, tha se kjo ndodhi pasi Ben kishte folur me klientin e quajtur Jeffrey, se ky i fundit sapo ishte kthyer nga një koncert i U2 në Irlandë. Kamarieri i kishte shprehur atij dëshirën e madhe që kishte për të vizituar vendin e lindjes dhe se ishte duke mbledhur të holla. Pasi Ben mbledh tavolinën teksa Jeffrey ishte larguar, ai u shokua kur pa se fatura kishte një shumë të majme parash vetëm për atë, me një shkrim ku thuhej: “Shpresoj që kjo shumë të të çojë më herët në Irlandë”. A nuk është bukur kur ka njerëz kaq bujarë në botë?

Receipt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938