INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky aplikacion i fshehtë ju përgjon çdo veprim që kryeni në internet!!

Ky aplikacion i fshehtë ju përgjon çdo veprim që kryeni në internet!!

Publikuar më: 17:22 06-07-2018


Një aplikacion shtesë në Google Chrome dhe Firefox që ka mbi 1.8 milion përdorues spiunon fshehurazi çdo veprim tuajin në internet.

Stylish , e cila lejon përdoruesit të redaktojnë pamjen e faqeve të internetit me një pamje më të ndritshme ose një më të errët dhe madje duke shtuar edhe karaktere Manga, është në fakt dhe një mjet i fshehtë mbikqyrjeje.

Nëse keni krijuar një llogari në Stylish, aplikacioni do të dërgojë aktivitetin tuaj të plotë të navigimit në internet përsëri te serverët e tij së bashku me një "identifikues unik".

Kjo lejon pronarin e saj, SimilarWeb, të lidhë të gjitha veprimet e një individi në një profil të vetëm.

Kompania mund ta lidhë lehtë këtë informacion me një cookie identifikimi, që do të thotë se ajo arrin të zotërojë një kopje të të gjithë historisë suaj të navigimit.

Article Logic
Execution time: 0.0015411376953125