INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kutitë e votimit mblidhen në KZAZ-të e Tropojës. Militantët e PD brohorasin: Votime komuniste 2019 [VIDEO]

Kutitë e votimit mblidhen në KZAZ-të e Tropojës. Militantët e PD brohorasin: Votime komuniste 2019 [VIDEO]

Publikuar më: 20:40 30-06-2019

Në orën 19:00 u mbyll zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha KZAZ-të në Shqipëri.

Ndërkohë kanë filluar mbledhjet e kutive, ku do të bëhet edhe numërimi.

Në qytetin e Tropojës,  në kohën kur kanë mbërritur kutitë e votimit përpara KZAZ Nr. 9, militantët e Partisë Demokratike kanë dalë të protestojnë.

Me pankarta në duar, ku shkruanin 'Votime komuniste 2019', ata kanë protestuar mes brohorimave.

Kujtojmë që dyert e qendrave të votimit kanë qëndruar hapur nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934