INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush thot që eshte ateist genjen, të gjithë besojnë në zot, raporton një studim i fundit [VIDEO]

Kush thot që eshte ateist genjen, të gjithë besojnë në zot, raporton një studim i fundit [VIDEO]

Publikuar më: 19:15 22-12-2017

Pavarësisht besimit, ngjyrës apo etnisë të gjithë festojmë në fund vitin e ri dhe krishtlindje.

Shumë persona besojnë në zot, të tjerë në Krisht, e shumë të tjerë shprehen se janë ateistë, pra nuk besojnë askund. Por sa e saktë është kjo?

Hulumtimet e universiteti të Otago kanë treguar të kundërt.

Njerëzit jo fetarë mund të mbajnë besime të pandërgjegjshme në mendjen e tyre që ndikon në psikologjinë e tyre.

Hulumtimet u bazuan në disa eksperimente midis dy grupesh personash, atyre që besojnë dhe atyre që nuk besojnë.

Hulumtuesit përdorën elektroda për të matur se si njerëzit do reagojnë teksa lexonin frazën 'Unë i kërkoj perëndisë që të mi mbys prindërit, ose "unë i kërkoj perëndisë që të më sëmurë më kancer"

E përfundimi ishte i habitshëm, jobesimtarët prodhuan po aq djersë sa besimtarët kur shqiptuan këto fjalë.

Jamin Halberstadt udhëheqësi i studimit shprehet se feja ndikon në krijimin e personalitetit tonë.

"Ka shumë persona që deklarojnë që ne nuk besojnë por kur përballen me një vështirësi të gjithë ngrenë sytë nga qielli duke kërkuar ndihmë." shprehet Jamin

 

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096