INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush po bllokon mësimin? Qeveria akuzon me emra opozitarët

Kush po bllokon mësimin? Qeveria akuzon me emra opozitarët

Publikuar më: 16:24 29-01-2019

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka dënuar situatën e krijuar tek Fakulteti i Drejtësisë, ku një pjesë e studentëve kërkojnë mësim dhe pjesa tjetër vijon bojkotin.

Spiropali, sqaroi se qeveria nuk mund të ndërhyjë për shkak të kuadrit ligjor, ndërsa i bëri thirrje rektorit t'i japë zgjidhje situatës. Ajo bëri fajtor për këtë nxitje PD-në, LSI-në dhe doli dhe në një emër konkret në atë të Sali Berishës.

"Prej dy javësh vinë mesazhe pa fund nga studentë që duan të bëjnë mësim. Garantimi i procesit të mësimit është detyrë e universitetit. Ligji nuk i jep të drejtë qeverisë për të ndërhyrë, por i kërkon rektorit të ndërhyjë. Me përjashtim të një rasti, në të tjerat ne nuk kemi ndërhyrë. Këtë nuk e themi për t'u shfajësuar, por qeverisë nuk i është kërkuar të ndërhyjë. Kuadri ligjor ekszistues e bën të pamundur t'u gjendemi. Për fatin më të keq, tani nuk kemi të bëjmë më me protestë të studentëve, ajo që ishte i hapi rrugë paktit për universitetit. Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë me angazhimin e PD, LSI dhe vetë Sali Berishës. Kjo është një shfaqje ekstreme e brutalitet të një opozitë e cila nuk ka asnjë ide dhe lidership. Për fat të mirë pjesa më e madhe e fakultetve janë çliruar. Kjo është kthyer në plagë sidomos në fakultetin e drejtësisë. Ne i shprehim solideratitetin tonë prindërve dhe studentëve që duan mësim dhe i bëjmë thirrje rektorit. Arsyeja që dal sot është shqetësimi për të marrë fakultetin e Drejtësisë", tha Spiropali.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0067520141601562
    array(1) { ["section"]=> string(63) "kush-po-bllokon-mesimin-qeveria-akuzon-me-emra-opozitaret-85636" }