INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush janë mitet mbi alkoolin, që në fakt janë thjesht mashtrime?

Kush janë mitet mbi alkoolin, që në fakt janë thjesht mashtrime?

Publikuar më: 13:07 20-06-2018

Legjenda, përralla, mite ... Sido që t’i quani, bota e pijeve dhe e të pirit është plot me të tilla. Më poshtë po sjellim disa prej këtyre miteve, të cilët në fakt nuk janë të vërtetë.

 

1. Miti: Birra para pijeve të tjera, ju sëmur. Birra pas uiskit? Shumë e rrezikshme. Uiski pas birrës… Mos kini frikë!

E vërteta: Këto janë fjalët të bukura, por jo reale. Përqindja e alkoolit në gjakun tuaj është ajo që përcakton se sa të dehur jeni. Nuk ka rëndësi se çfarë lloj alkooli keni zgjedhur për të konsumuar. Alkooli është alkool. Nëse pini më shumë se sa trupi juaj mund të pranojë, mund të sëmureni, pa marrë parasysh se si i keni pirë këto pije.

2. Miti: Birrat e errëta janë më të forta në alkool.

E vërteta: Ngjyra e birrës nuk ka të bëjë me përmbajtjen e alkoolit. Njerëzit shpesh ngatërrojnë një birrë si Guinness Irish për birrë “të forte”, kur ajo në fakt ka një volum të alkoolit prej 4.2% krahasuar me Budëeiser që e ka përmbajtjen e alkoolit 5%. Shumë birra belge me ngjyrë të lehtë kanë përmbajtje alkooli prej 8% ose më shumë.

3. Miti: Të ngulni një lugë dhe të manovroni me të poshtë në një shishe me verë të gazuar pengon largimin e karbonatit.

E vërteta: Vera me gaz do të durojë edhe për një ose dy ditë në frigorifer edhe kur e lini pa kapak. Flluskat në verën e gazuar janë dioksidi i karbonit, një gaz që është edhe inert, edhe i rëndë. Pasi ju i hiqni tapën, CO2 formon një shtresë në krye të verës që e mban oksidimin dhe gjithashtu ndihmon për të mbajtur karbonatin e mbetur në formë të lëngshme. Kjo shtresë mbahet edhe më mirë kur vera është ruajtur e freskët.

4. Miti: Nëse tundni xhin në një pije si Martini, ju e prishni atë.

E vërteta: Kubet e mëdha të akullit në një tundës metalik duket sikur i japin shije tjetër xhinit. Të tundni një pije mund të përfundojnë duke e holluar atë pak më shpejtë, ndaj mbase disa njerëz thonë që pija prishet.

5. Miti: Një dush i ftohtë, ose një kafe e nxehtë ju ndihmon të bëheni esëll më shpejt.

E vërteta: As dushi, as kafet nuk e reduktojnë përqendrimin e alkoolit që tashmë e keni në gjak. Dushi i ftohtë dhe kafja e nxehtë mund t’iu zgjojnë dhe t’iu bëjnë të ndjeheni pak më të vëmendshëm, por koha është e vetmja gjë që do t’iu bëjë esëll.

Article Logic
Execution time: 0.0029489994049072