INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush janë disa nga filmat më të frikshëm të bërë ndonjëherë?

Kush janë disa nga filmat më të frikshëm të bërë ndonjëherë?

Publikuar më: 17:01 07-05-2018


Ku ka më mirë se të shohësh zombie tru-ngrënës, fantazma dhe demonë torturues, fëmijë psikopatë apo krijesa antropomorfe, e ku di unë se çfarë gjërash të tjera të frikshme, për të të çuar zemrën te thembrat?


Sigurisht përjashtojmë njerëzit me zemër të dobët se nuk duam të na ngelin në dorë. Por, ju që e doni horrorin si zhanër, jeni në vendin e duhur.
Këtu do të gjeni tituj të disa prej filmave më të mirë horror të të gjitha kohërave. Ndiej që së shpejti do të bëjmë një listë të dytë pasi ka shumë tituj të mirë që nuk i mban dot një artikull i vetëm.

 

The Babadook (2014)

 


Kur fëmija juaj fillon të flasi me hapësira boshe në shtëpine tuaj të re, NDËRRONI SHTËPI PËRSËRI. Filmi Australian është ndër më të mirët e llojit të tij për shkak se do të gjëni një përzierje perfekte midis Dr. Seuss dhe Freddie Krueger.


Momenti më i frikshëm: Kur Babadook gris çërçafin e vejushës Amelia në formën e emrit të tij, ndërkohë që ajo është mbuluar me të.

 

Carrie (1976)

 


E pafajshmja dhe telekinetikja Carrie, është filmi perfekt i hakmarrjes kundrejt shkollës ku e kishin bërë bullie. Filmi është një horror klasik me mbrëmjen e maturës më TË KEQE NË BOTË. Ama, nuk besoj se do të empatizoni më shumë më ndonjë antagonist tjetër, sepse fundja kush nuk do të donte t’a digjte shkollën (mos më thoni që jam e vetmja).

Momenti më i frikshëm: Kur bulistat e pashpirtë hedhin një kovë të mbushur me gjak derri mbi Carrie-n ndërkohë që ajo u kurorëzua Mbretëresha e Mbrëmjes. Shumë ide e keqe, shumë.

 

The Texas Chain Saw Massacre (1974)

 


The Texas Chainsaw Masacre është disi dobët në krahasim me standardet moderne të nivelit të therjes dhe gjakut, por realizmi dhe intensiteti i historisë si një grup të rinjsh bien pre e Leatherface (Fytyrë-Lëkurës) dhe familjes së tij kanibale, e kanë bërë këtë film të quhet “filmi horror më terrorifikues që është bërë ndonjëherë”.

Momenti më i frikshëm: Kur Leatherface i del Kirk papritmas përpara dhe e godet në kokë me një çekiç të madh duke e lënë me tokë me konvulsione. Më pas Leatherface mbyll derën metalike dhe zhduket me trupin e Kirk mbas saj, e gjithë kjo me britma derrash në sfond.

 


The Omen (1976)

 


Toni i ngurtë dhe nihilist i horrorit të viteve 70’, arriti majën e tij me këtë histori të frikshme me profecira biblike dhe fëmijën-djall Damien. Kolona zanore therëse ishte e frikshme mjaftueshëm, pa patur nevojë për të kaluar te dadot vetëvrasëse dhe priftërinjtë e shpuar tejpërtej me shtiza.

Momenti më i frikshëm: Mund të jetë pak ndryshe nga ç’jeni mësuar (flasim për efekte speciale), por prerja e kokës së fotografit Keith Jennins është realizuar aq mirë sa mbetet një nga vdekjet më të paharrueshme në historinë e filmave horror.

 


A Tale of Two Sisters (2003)

 


Historinë e këtij filmi mund t’a njihni nga filmi The Uninvited, i cili është version Hollyëood-ian i filmit Korean për të cilin bëhet fjalë. Një miksim i paqëndrueshmërisë mendore dhe aktivitetve supernatyrale, komponentë kryesorë të psikopatisë të kthimit të një vajze nga psikiatria mbasi sapo i ka vdekur e ëma.

Momenti më i frikshëm: Vështirë të zgjedhësh por mund të them se është momenti kur një dorë shfaqet papritmas poshtë lavamanit të kuzhinës edhe tërheq njerkën.

 

 

Halloween (1978)

 


Frymëzuar nga Psycho i Hitchcock, Halloween është një maratonë therjeje nëpër Illinois. Therjet mund të jenë qershia mbi tortë por nuk mungojnë plumbat, shpërthimet, shtypjet me makinë, etj. Filmi është aq i frikshëm sa vite më parë, kur doli në kinema, e ka bërë audiencën të ulurasë dhe të dali me vrap nga kinemaja.


Momenti më i frikshëm: Kur Myers hyn si i çmendur përmes derës (përmes me kuptimin e plotë të fjalës) së dollapit ku Jamie Lee Curtis po fshihet.

 


Rosemary's Baby (1968)

 


Një histori rrënqethëse satanizmi dhe shtatëzanie, e cila është më e tmerrshme dhe e sikletshme se sa duket falë një loje aktoriale shumë të mirë. Filmi në 2014 u shpall i ruajtur në National Film Registry (njëlloj si një vepër kulturore që ruhet nga UNESCO) nga Libraria e Kongresit.

Momenti më i frikshëm: Farrow hedh sytë te fëmija i sapolindur dhe qan duke thënë: “Çfarë keni bërë me sytë e tij?”

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674