INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush janë deputetët e rinj? IN TV zbulon se disa kanë qenë të privilegjuarit e partive [VIDEO]

Kush janë deputetët e rinj? IN TV zbulon se disa kanë qenë të privilegjuarit e partive [VIDEO]

Publikuar më: 15:48 05-04-2019

Djegia e mandateve të ish-deputetëve demokratë dhe të LSI-së u shoqëruan me prurje të reja në Parlament nga radhët e dy forcave politike opozitare.

Kryetaret, Basha dhe Kryemadhi i quajtën ata tradhtarë pasi thyen vendimin për të mos pranuar të hyjnë në Parlament e të formojnë atë që sot quhet opozitare e re.

IN TV ju sjell sot CV-të e tyre ku duket se shumë prej ata, sidomos të LSI-së, kanë pasur shumë përfitime nga të qënit pjesë e partisë që deri në 2017 ishte në pushtet.

Më të spikatur në këtë aspekt duken deputetët Edmond Rrushi dhe Nimet Musaj.
Deputeti Rrushi ka kryer studimet e larta për Juridik por vetëm në vitin 2007 ka punuar si avokat.
Nga 2012-ta e në vijim ai ka mbajtur poste drejtuese që nuk kanë lidhje me profesionin e tij.
Për 3 vite resht ka qenë kryeinspektor të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Për një vit drejtor i “Posta Tranzit”, Filial i Tiranë.
Për një vit ka drejtuar QSUT-në. E po ashtu ka qenë dhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t.
Deputeti Nimet Musaj ka një CV interesante e të pasur me lëvizje nga një parti në tjetrën.
Ai sot është ulur në karriget e LSI-së por përpjekjet e tij për t’u bërë deputet datojnë që në zgjedhjet e 2009-ës, nën siglën e PDIU.
Këtu nuk ka patur sukses dhe në 2013 ka kandiduar sërish nën siglën e Partisë Aleanca Popullore. Edhe kwtw herw pa sukes.
Gjatë këtyre viteve ka qenë kryetar i këshilltarëve të PDIU-së së Patosit dhe Fierit. Në 2015 është larguar nga PDIU dhe është bërë kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së. Nga 2007 e në vijim ka qenë anëtar i disa bordeve në institucione shtetrore.

Nga radhët e grave, CV-në më të spikatur duket se ka deputetja e Përmetit, Ediola Braha e LSI. Ajo ka kryer arsimin për ‘Gjuhë Angleze’ dhe ka kryer një universitet të dytë, në një prej atyre që sot janë mbyllur, për Menaxhim Biznesi. Por profesionin e saj e ka ushtruar vetëm për dy vjet. Nga viti 2010 deri në 2018 ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës në Drejtorinë Spitalore në Tepelenë. 

Edhe deputetja tjetër, Aurora Mara pavarsisht se i ka kryer studimet për Drejtësi, që prej vitit 2014 deri në 2018 ajo ka qenë shefe e Sektorit të Shpronësimeve, në Ministrine e Transportit dhe për një vit shefe e Sektorit të Kodeve dhe Rregullave të Transportit në Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ralf Gjoni, deputeti tjetër i LSI-së ka kryer arsimin për arte. Pozicioni i tij më pranë LSI-së ka qenë këshilltar i Ilir Metës kur drejtonte Ministrinë e Jashtme dhe Kuvendin.
Ndërsa nga CV-të e deputetëve demokratë më të pasurën e ka Lefter Maliqi, që në 2017 pati përplasjet e para me PD-në dhe Partia Socialiste e “shpërbleu” duke e emëruar zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Disa prej deputetëve demokratë e kanë lënë bosh CV e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0028619766235352