INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush janë '30 fantazmat' që do të shoqërojnë Putin në Beograd?

Kush janë '30 fantazmat' që do të shoqërojnë Putin në Beograd?

Publikuar më: 13:26 16-01-2019

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbërrijë të enjten në Beograd i shoqëruar nga 30 oficerë më të afërt të sigurisë nga Shërbimi Federal i Sigurimit. Media serbe “Novosti” shkruan se rreth 6,000 policë dhe oficerë të sigurisë po kujdesen për sigurinë e tij në Beograd. Specialistët e FSO veprojnë në fshehtësinë më të madhe. Kjo agjenci është e mbyllur edhe nga FSB që ka trashëguar KGB-në e famshme. Anëtarët e saj quhen shpesh fantazma dhe spekulime të ndryshme qarkullojnë në media, duke përfshirë faktin se në radhët e tyre janë dy kopje të Putinit. Gjatë vizitës së parë të kreut të Rusisë, përgjatë rrugës ku do të kalojë, përveç policëve me uniformë, do të vendosen 500 oficerë të MUP-it si dhe 250 agjentë të BIA. Përgjatë gjithë rrugës, do të ketë snajperë që do t'i monitorojnë rreziqet e mundshme. Përgatitjet e sigurisë për vizitën e Putinit filluan të martën dhe policia lajmëroi banorët e ndërtesave të afërta që të mos dalin në dritare gjatë vizitës. Dy makina të blinduara do të vihen në dispozicion të Putinit në Beograd. 

 

Article Logic
Execution time: 0.001680850982666