INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush fle më pak pi më shumë alkool

Kush fle më pak pi më shumë alkool

Publikuar më: 10:34 31-12-2018

Netët pa gjumë dhe pirja e alkoolit janë shumë të zakonshme për prindërit gjatë sezonit të festive. Një kompani suedeze krijon aplikacionin për alarmet në orë zhvilloi një studim. “Cikli i gjumit” vëzhgoi më shumë se 1.000 të rritur dhe adoleshentë të SHBA-ve në lidhje me gjumin e prindërve dhe zakonet e pijes gjatë pushimeve. Sipas studimit, 53 për qind e prindërve humbasin gjumin gjatë festave për shkak të stresit, krahasuar me 23 për qind persona që nuk janë prindër. Gjashtëdhjetë e gjashtë për qind e prindërve do të qëndrojnë deri në fund të blerjeve online për dhurata e festive, gjë që çon në më shumë netë pa gjumë. Studiuesit thonë se vetëm 37 për qind e e personave që nuk janë prindër bëjnë të njëjtën gjë. Sa për kënaqësinë në konsumimin e alkoolit, studimi thotë se arsyet kryesore që prindërit pinë më shumë gjatë sezonit të festave janë pushimet sezonale por edhe për arsyen e thjesht se kjo është "periudha më e mrekullueshme e vitit". Organizatorët e studimit thonë se mungesa e gjumit që përjetojnë njerëzit gjatë pushimeve shpesh mund të çojë në mbingarkesë, duke përfshirë pijen e tepruar. Sa për mënyrën se si të ndihmoni prindërit e privuar nga gjumi, ekspertët sygjerojnë që tu blini atyre dhurata të lidhura me gjumin, si jastëk, shtrat ose dyshek.

Article Logic
Execution time: 0.0031929016113281