INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është përbërësi sekret i bukurisë natyrale të dukeshës së ardhshme dhe i shumë yjeve të tjerë?

Kush është përbërësi sekret i bukurisë natyrale të dukeshës së ardhshme dhe i shumë yjeve të tjerë?

Publikuar më: 16:04 02-05-2018

Vetëm në rast se keni qenë të fshehur nën ndonjë shkëmb larg mediave sociale, efekti Meghan Markle është i fortë. Aktorja dhe humanitarja nuk është ende një dukeshë por çdo gjë që ajo prek merr shkëlqim mbretëror - buzëkuqi i saj posh, topuzi i çrregullt, madje edhe hunda e saj (e cila po përdoret si model në kirurgjinë plastike).

Një tjetër detaj i Megan që interneti do të donte të vidhte? Çehrja e saj e freskët dhe qukat.

Sipas ish make up artistes së saj Lydia Sellers, Megan përdor një fondatinë të veçantë që i jep shkëlqimin e saj të përsosur por duke i lënë qukat ende të dukshme.

Armani Luminous Silk Foundation ($64)

Jo vetëm dukesha e ardhshme njihet për përdorimin e kësaj fondatine, e cila është ndër të preferuarat e VIP-ave.

Kim Kardashian, Paris Hilton, Shakira, Eva Longoria, Demi Lovato, Iggy Azalea e shumë e shumë yje të tjerë e përdorin Armani Luminous Silk Foundation dhe premtojnë se rezultatet janë të papara.

Me kaq shumë fjalë të mira, ja vlen për çmimin që ka.

Article Logic
Execution time: 0.0030710697174072