INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është këngëtarja e famshme që e ka bërë Adele-n t’i thuri rreshta dashurie?

Kush është këngëtarja e famshme që e ka bërë Adele-n t’i thuri rreshta dashurie?

Publikuar më: 18:04 20-04-2018

Adele ka shkruar një tribut shumë pasionant në listen e TIME 100 të këtij viti.

Lista - e cila u publikua të enjten në mëngjes - paraqiti një shumëllojshmëri tributesh dedikuar personave të përzgjedhur (100 personat më influencues të vitit). Muzikantes iu kërkua të bënte një dedikim me shkrim për miken e saj Rihanna.

oYVb11H.jpg

Adele u përpoq të shkruante mbi momentin kur takoi Rihannën për herë të parë, por nuk mundi për shkak se e admironte aq shumë sa që e kishte humbur fare.

"Unë në fakt nuk e mbaj mend herën e parë që e takova Rihannën, ndoshta sepse isha e mpirë nga tronditja e madhe," shkroi Adele. "Ajo është vetëm një vit më e madhe se unë, por ndihem sikur ajo ka qenë gjithmonë prezente në botes e muzikës. Përparimi i suksesit të saj është i dukshëm, i qëndrueshëm, i merituar dhe jashtëzakonisht i natyrshëm".

Në këtë shkrim, Adele kujton se si Rihanna “shpërtheu” në skenën e muzikës me hitin e saj "Pon de Replay" në vitin 2005, por ama ajo mendon se kënga “Umbrella” ka qenë ajo e cila ja zgjeroi shumë audiencën Rihannës;

“E bëri prezente Rihannën në çdo platformë dhe në jetën e të gjithëve, dukej sikur ajo me të vërtetë kishte mbërritur në destinacionin e saj dhe që nga ai moment nuk ka ndaluar.

Në fund të këtij shënimi, Adele foli për Rihannën në një nivel personal;

“Rihanna i krijon vetë rregullat e saj dhe përthyen rregullat tona. Kurdo e kam takuar ajo ka qenë ikona më e hijshme, besnike dhe shakatore. Ajo ndriçon sikur dikush ka bërë një fotografi me blic dhe ty të duhen 2 minuta të rregullosh shikimin nga ndriçimi I tepërt. Por në atë shkëlqim është tepër e qartë që asaj nuk i intereson asgje; është e patrembur dhe plot me sjellje të duhura për rastet e duhura. Është ajo që është, dhe kështu do të jetë përgjithmonë!”

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268