INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është e dashura e re e Justin Bieber? [FOTO]

Kush është e dashura e re e Justin Bieber? [FOTO]

Publikuar më: 10:08 03-04-2017

Nuk është e lehtë t’i mbash mend të gjitha pasi këngëtari kanadez i ndërron ato më shpesh se mbathjet.

Gjatë muajve të fundit ai është frekuentuar me Sofia Richie, Hailey Baldëin dhe një tufë vajzash të tjera që ngjasojnë shumë me dy të parat. E gjitha kjo në përpjekjen e dëshpëruar për të harruar Selena Gomez, gjë që duket gati e pamundur për Bieber nëse do të llogarisim sa herë i është rikthyer asaj. Javën e kaluar ai u shfaq në pjesën e prapme të një makine me një vajzë të re, të cilën dukej se po e puthte kundër dëshirës së saj. Por duke supozuar që në makinë nuk është futur kundër dëshirës së saj, me shumë mundësi ishte thjesht momenti i keq ku është shkrepur fotoja. Po kush është vajza misterioze? Nuk është konfirmuar ende, por shumë media thonë se bëhet fjalë për modelen bukuroshe braziliane, Luciana Chamone. 

lucicha.jpg

lucicha2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033721923828125