INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është aktori shqiptar me shqiponjë në krah që po çmend vajzat amerikane...dhe Selena Gomez [FOTO / VIDEO]

Kush është aktori shqiptar me shqiponjë në krah që po çmend vajzat amerikane...dhe Selena Gomez [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 22:06 19-11-2017

Shqipëria krenohet me shumë aktorë e këngëtarë që karrierën e tyre e vazhdojnë përtej oqeanit ku kanë arritur të bëhen të njohur e të famshëm, ndër emrat më në zë është aktori simpatik nga Shkodra Niko Pepaj. Niko ka luajtur në disa filma amerikanë si: "How to Get Away With Murder", “Awkward”, “Bosch”, “Web Atlas”, "Daytime Divas" etj. Ai ka lindur në Shkodër, por është rritur në Detroit, Michigan. Në moshën 14 vjeçare Niko u zhvendos në San Diego, Kaliforni ku në vitin 2009 u diplomua në "Canyon Crest Academy". Pas shkollës Niko u shpërngul në Los Angeles ku filloi karrierën si model duke u bërë imazh i shumë reklamave. 26-vjeçari ka qenë gjithashtu protagonist në klipin e Selena Gomez "A year without rain".

 

nikpeja.png

Niko ka luajtur rol kryesor në filmin "My Super Psycho Sweet 16", më pas mori famë me rolin në serialin "Bunheads", "How to Get Away With Murder" etj, shkruan xing.al. Roli i tij i fundit ishte në serialin "Daytime Divas" Niko ka një tatuazh me shqiponjë në krahë ndërsa shpeshherë në Instagramin e tij poston imazhe ku tregon se ndihet krenar që është shqiptar. Me pamjen e tij super seksi, Niko ka bërë për vete shumë fanse femra ndërsa në Instagram numëron mbi 50 mijë ndjekës. 

collagenikoas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021688938140869