INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e vrau 22 vjeçarin shqiptar? Ja pse e kreu krimin

Kush e vrau 22 vjeçarin shqiptar? Ja pse e kreu krimin

Publikuar më: 17:23 10-05-2018
Autori i vrasjes së 22 vjeçarit shqiptar në Itali është një bari italian 45 vjeçar.
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar, gjatë finales së Kupës italiane Juventus-Milan, bariu italian hyri në një banesë ku jetonte një familje shqiptare dhe qëlloi të riun. 22 vjeçari  nuk mundi ti shpëtonte plagëve në qafë dhe ndërroi jetë pak çaste pas sulmit.
Pasi kreu krimin, fermeri italian u largua, por për rreth 1 km nga shtëpia ku kreu vrasjen u identifikua dhe u arrestua nga policia. Ai përfundoi në Poliklinikën Scotte, ndërsa nesër pritet të përcaktohet vlefshmëria e arrestit nga ana e gjykatës.
Karabinierët të koordinuar nga prokurori Nicola Marini kanë gjetur armën e përdorur për vrasjen.
Ende nuk është i qartë motivi, ndërsa dyshohet se ka të bëjë me larje hesapesh.
Autori i vrasjes, Giulio Sale ka jetuar për një kohë të gjatë në një vilë që ndodhej pranë lumit Esse. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164