INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do të udhëtojë nesër për në Itali duhet ta lexojë këtë njoftim të rëndësishëm!

Kush do të udhëtojë nesër për në Itali duhet ta lexojë këtë njoftim të rëndësishëm!

Publikuar më: 16:06 20-05-2019

Autoriteti i Aviacionit Civil ka informuar të gjithë qytetarët që nesër do të udhëtojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, se do të ketë vonesa dhe anulime.

Kjo do të ndodh për shkak të një proteste 24 orëshe të pilotëve, teknikëve dhe asistëntëve të disa linjave ajërore që bëjnë fluturime Shqipëri-Itali. 

“Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve. Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për t’u njohur me statusin e fluturimit”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil.

Article Logic
Execution time: 0.0040531158447266