INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kurseni ca para; Si të bëni penelin tuaj në shtëpi? Është edhe më i mirë se ai i dyqaneve!

Kurseni ca para; Si të bëni penelin tuaj në shtëpi? Është edhe më i mirë se ai i dyqaneve!

Publikuar më: 14:39 10-06-2018

Peneli është një ndër produktet e bukurisë që pothuajse të gjitha ne femrat e kemi. Ai i bën sytë të duken më të plotë dhe më të bukur njëkohësisht, na krijon atë efektin e “maces” që të gjitha ne duam.

Por siç e dimë të gjithë, tualetet janë tepër të shtrenjta dhe fatkeqësisht peneli nuk bën përjashtim.

Ndërkohë që këto make up-et e lira që blejmë na dëmtojnë shumë. Peneli ka raste që edhe shkakton infeksione, sepse zona e syrit është tepër delicate.

Si i bëhet në këto raste?

Ne kemi një zgjidhje tepër efikase!

Penelin tuaj mund t’a bëni vetë. Po po, ka një recetë peneli që mund t’a përgatisni vetë në shtëpi pa shpenzuar. Për më tepër, është shumë herë më i mirë se ai i liri që blini nëpër dyqane.


Ingredientët që ju nevojiten janë:

Tone për sytë (në ngjyrë të zezë)

Vazelinë

Një furçë për të bërë penelin

Një kuti e vogël me kapak (që mund të jetë e një produkti kozmetik të mbaruar)

Një lugë/ spatul

 

Si t’a përgatisni?

Copëtoni tonin e syve dhe hidheni te një enë e vogël. Shtoni në të pak nga vazelina, aq sa për të bërë një masë kremoze. Përzejini mirë me spatulën ose lugën e vogël.

Tranferojeni përzierjen në kutinë e pastër me kapak. Vendoseni në frigorifer dhe lëreni të ngrijë për 15 minuta.

Aplikojeni me kujdes me anë të furçës dhe voila! Sapo bëtë penelin tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0044009685516357