INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur yjet e serialeve televizive nuk e durojnë fare njeri-tjetrin

Kur yjet e serialeve televizive nuk e durojnë fare njeri-tjetrin

Publikuar më: 19:06 13-02-2018

seks_and_the_city.jpg

Aktoret e serialit “Sex and the City” Sarah Jessica Parker dhe Kim Cattrall u përplasën publikisht këtë javë. Aktorja, e cila luajti Samantha Jones në seri, akuzoi Parker se ishte një "hipokrite", duke shtuar: "Nuk kam nevojë për dashurinë apo mbështetjen tuaj në këtë kohë tragjike". Sulmi i ashpër erdhi pas pas vdekjes së vëllait të Kim, 61-vjeçarit, Chris Cattrall. Por duket se ato nuk janë të vetmet që janë përplasur publikisht. Aktorë kryesorë në disa seri apo drejtues të shfaqeve televizive kanë pohuar publikisht se nuk do të bashkëpunonin më me kolegët e tyre apo se marrëdhenia mes tyre ka qenë e padurueshme.

princi_i_bel_air.jpgAktorët e serialit “Fresh Prince of Bel-Air”
Fansat e hitit të viteve '90 “Fresh Prince of Bel-Air” u kënaqën kur një foto e ribashkimit të tyre u postua në Instagram nga Alfonso Ribiero marsin e kaluar. Por një person që nuk ishte aq i lumtur për këtë ribashkim ishte aktorja Janet Hubert, e cila luante tezën Viv në tre seritë e para të shfaqjes së hitit. Ajo shkroi në Facebook këtë përgjigje: "Nuk do të ketë kurrë një bashkim të vërtetë të Fresh Prince of Bel-Air. Nuk kam asnjë interes të shoh njerëz të atij niveli". Aktorja u shkarkua dhe u zëvendësua në vitin 1993 pas një konflikti mbi paratë dhe egon me yllin e muzikës Will Smith.

amerikan_idol.jpgJuria e “American Idol”
Dy këngëtaret, anëtare të jurisë së American Idol në vitin 2012 Mariah Carey dhe Nicki Minaj patën një raport shumë të keq mes tyre. Diva e muzikës Carey tha vitin e kaluar; "Ugh Kjo ishte përvoja më abuzive". Në media u fol për luftën mes tyre raporte dhe debatet e nxehta, gjë që detyroi prodhuesit të ndalonin audicionet në një moment. Pas vetëm një serie, të dy Carey dhe Minaj braktisën jurinë, ndërsa Mariah më vonë do të tregonte se kishte "urryer" çdo minutë dhe se për të kishte qënë si të punonte në ferr me Satanin".

greys_anatomy.jpgAktorët e serialit “Grey's Anatomy”
Mes dy aktorëve të serialit Isaia Uashington dhe yllin bashkëkohës TR Knight pati një përplasje që përfundoi me një koment anti-homoseksual. Më vonë ai justifikoi këtë përplasje me vonesën e përsëritur të kolegut të tij gjatë xhirimeve në spital.
Anger Management

anger_menagment.jpgSelma Blair ka luajtur rolin e terapistes së Charlie Sheen, Kate Uells në komedinë “Anger Management” për dy seritë e para. Thuhet se Sheen e pushoi atë me anë të një teksti. Ai e hoqi Blairin nga Sitcom pasi ajo u ankua për etikën e tij të punëstek prodhuesit e shfaqjes.Blair më vonë u hakmor duke kërcënuar se do ta padiste atë duke i kërkuar një shumë prej 1.2 milion dollarë shpërblim.

beverly_hills.jpgAktoret e Beverly Hills, 90210
Aktorja Jennie Garth konfirmoi thashethemet e gjata për një grindje midis aktores Shannen Doherty në 2014. Në një intervistë ajo tha se "kishte raste kur ne e donim njëra-tjetrën dhe ka pasur raste kur ne donim ti nxirrnim sytë", tha ajo, duke shtuar se tani shkojnë shumë më mirë pasi janë të rritura.

good_wife.jpgAktoret e The Good Wife
Nuk ka asgjë si tensioni i një drame ligjore për t'i mbajtur shikuesit të ngjitur pas televizionit dhe “Gruaja e Mirë” e bënte shumë mire këtë. Por në fillim të publikimit të shfaqjes, thashethemet filluan të dalin në sipërfaqe. Marrëdhëniet mes aktoreve kryesore Julianna Margulies dhe Archie Panjabi nuk ishin aspak të mira, në sezonin e dytë të shafqjes. Panjabi u largua në fund të sezonit gjashtë por shikuesit u tronditën kur kuptuan se ato e filmuan skenën veç e veç.

castele.jpgAktorët e Castle
Në ekran, shikuesit panë që Stana Katic dhe personazhi I Nathan Fillion martohen në sezonin e shtatë të “Castele”. Por prapa skenave, ku luanin si çift aktorët kishin mosmarrëveshje të mëdha. Madje ata përfunduan te prodhuesit e shfaqes të zgjidhur dallimet e tyre. "Stana dhe Nathan e përçmojnë krejtësisht njëri-tjetrin," tha një i brendshëm për Us Weekly.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030918121337891