INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur të bën zhurmë kufja, studentët viktima të kopjes! [FOTO]

Kur të bën zhurmë kufja, studentët viktima të kopjes! [FOTO]

Publikuar më: 10:07 12-07-2016

Historitë me kopje janë nga më të çuditshme. Studentët gjëjnë mënyra të ndryshme për të arritur për të marrë një notë kaluese në provime, edhe pse nuk janë ulur të studiojnë. Rasti i fundit i “studentëve kopjacë” është një komedi e vërtetë, e publikuar nga vetë petagogu i Fakultetit të Histori-Filologjisë Bardhyl Matraxhiu. Bëhet fjalë për studentët në nivelin mastër, ndërsa “teknologjia” në kopje jo vetëm që nuk i ka ndihmuar por duket se i ka bërë komik përballë profesorit të tyre. Profesor Matraxhiu thotë se zhurma në kufje ka sjellë gafa të studentëve në të gjitha nivelet e fakultetit, ndërsa publikon në facebook dhe gabimet e tyre.
Ja çfarë shkruan Bardhur Matraxhiu:
“Viktima të kopjes.
Foto 1. Goca e masterit shkruan Olifeja (për Ofelia) ishte e varur nga burrat e fejuar. Eshte pak gjatë t’ju shpjegoj ç’ka dashur të thotë.
Foto 2. Goca e vitit parë shkruan Dylqinja e Trompozës, për Tobozës.
Foto 3. Ka shkruar disa herë Ferstrofi për Mefistofeli. Ka pasur zhurmë në kufje”!

Article Logic
Execution time: 0.0026350021362305