INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur Rita Orës i dalin ‘’të gjitha sheshit’’, revista prestigjioze mahnitet me paraqitjen e këngëtares[FOTO]

Kur Rita Orës i dalin ‘’të gjitha sheshit’’, revista prestigjioze mahnitet me paraqitjen e këngëtares[FOTO]

Publikuar më: 20:53 25-01-2019

Rita Ora vërtet di si të sjellë shumë atmosferë në të gjitha paraqitjet e saj. Në një foto që ajo ka shpërndarë me 14.4 milion ndjekësit e saj Rita i ka mahnitur të gjithë sipas revistës prestigjioze “SheFinds”, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë. 28 vjeçarja britanike kishte sipër saj një mini-fustan me qafën e hapur, errët i zi dhe mjaft i rrezikshëm që i la të gjithë me gojë hapur.

Ky fustani i nxirrte të gjitha asetet e Ritës në dukje më mirë se çdo herë tjetër, në një pozë që dukej se ishte fotografuar nga shumë afër.

Për të përmbyllur paraqitjen e saj, Rita kishte vënë varësen dhe unazën e saj unike prej ari shkruante tabloidi i famshëm. 

“Mezor po pres për këtë fundjavë pasi kam punuar gjatë për të gjitha gjërat që do të vijnë! Mezor po pres që ju të shikoni gjithçka! Pooo 2019”- ishin fjalët e Ritës poshtë fotos që tërhoqi shumë vëmendje. 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439