INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Kur njerëzit të duan të keqen’’, mbrojtësi i kombëtares lëshon deklaratën që ‘’thumbon’’ kolegët[FOTO]

‘’Kur njerëzit të duan të keqen’’, mbrojtësi i kombëtares lëshon deklaratën që ‘’thumbon’’ kolegët[FOTO]

Publikuar më: 15:58 14-01-2019

Ardian Ismajli është mbrojtësi, i cili bëri debutimin me kombëtaren ndaj ndeshjes me Skocinë, por vrulli i tij u ndal kur pësoi një dëmtim të rëndë. Dëmtimi ishte me pasoja për mbrojtësin që iu nënshtrua edhe një operacioni.

Gjatë mungesës së tij futbollisti i kombëtares ka dhënë një deklaratë “bombë” në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se ka pasur njerëz që i kanë dashur të keqen.

“Dikush ishte i lumtur ku unë bëra operacionin dhe mendonin se unë nuk do të kthehesha përsëri, por tani jam më i fortë se kurrë më ndihmën e Zotit. Ne vazhdojmë”.

22-vjeçari momentalisht luan në kampionatn kroat me skuadrën e Hajdukut të Splitit dhe deri më tani po bën një sezon mjaft të mirë. Ismajili do të ketë në skuadër edhe lojtarin kuqezi Tahiraj, që i’u bashkua skuadrës gjatë kësaj merkatoje, nga kampionati slloven.

ardian_ismajli_1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885