INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur komploti thuret brenda Shtëpisë së Bardhë. Ish-këshilltari i Trump planifikoi rrëmbimin e Gylen për 15 milionë dollarë

Kur komploti thuret brenda Shtëpisë së Bardhë. Ish-këshilltari i Trump planifikoi rrëmbimin e Gylen për 15 milionë dollarë

Publikuar më: 13:46 11-11-2017

Ish këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, Michael Flynn, është nën hetim për përfshirje në një komplot të dyshuar për të rrëmbyer një kleriku disidenti turk që jeton në SHBA. Dyshohet se ish-këshilltari po planifikonte dorëzmin e tij te autoritetet turke, në një burg që ndodhej në një ishull të Turqisë, në këmbim të 15 milionë dollarëve. Në këtë plan është i përfshirë edhe djali i Flynn, Michael Jr. Kjo ngjarje është duke u hetuar nga Robert Muller, prokuror special, i cili është duke e shpartalluar grupin pro rus, ose pro Putin, që ndërhyri në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitin e kaluar. Javën e kaluar Muller ngriti dy aktakuza, për dy njerëz të Trump, për pagesa multimilionëshe dhe pastrim parash, në qendër të të cilave është Paul Manafort dhe George Papadopoulos, të dy njerëz të rrethit të ngushtë të Presidentit Trump. “Ish-kompania e këshilltarit të sigurimit kombëtar, Flynn Intel Group thuhet se nuk ka bërë asnjë regjistrim për punën e bërë për interesa të lidhura me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Flynn është në rrezik ligjor për deklaratat e tij ndaj hetuesve rreth kontakteve të tij me përfaqësuesit e qeverive turke dhe ruse. Pretendimi i ri, se Flynn dhe djali i tij u angazhuan në një konspiracion për të rregulluar kthimin e Fethullah Gylenit në qeverinë e Erdoganit, e cila e  akuzon klerikun për komplotimin e një grushti shteti në korrik 2016 nëse rezulton i vërtetë do të jetë akuzë edhe më serioze. Në shtator, Wall Street Journal raportoi një takim lidhur me planin, në të cilin thuhet se ka marrë pjesë drejtori i CIA-s, James Woolsey. Raporti i së premtes përshkruan një takim të dytë që përfshinte të dy meshkujt Flynns në restorantin e 21 Club, në takimin e mbajtur nga Trump në mes të dhjetorit. Sipas të dhënave të disa "njerëzve të cilët janë të njohur me hetimin", ishte pikërisht ky takimi ku u diskutua pagesa prej 15 milion dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582