INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur fama gëlltit artin, e padashje...i merr fronin!

Kur fama gëlltit artin, e padashje...i merr fronin!

Publikuar më: 18:51 08-12-2018

Nga Lesintja Trungu

Mos duhet një lugë e argjendtë për të shijuar një pjatë gjelle ditët e sotme? Aq sa një mikrofon i fikur për t’u quajtur artist.

Të jetë kaq i vështirë ndërtimi i pazëllit “Art”, apo mos rrugës pa kuptuar na ka humbur një pjesëz? “Artistët”. Ndofta radio u krijua qëllimisht që shpirtërat tanë ti kënaqeshin ndjesisë e së “parit” artistë edhe pse ndërmjet shqisës së dëgjimit. Por sa me vrap radios i shkoi koha, duke “vjedhur” nën mëngë copëza talentesh. E çfarë nëse ke një zë brilant, një mendje të mprehtë a një oratori të lindur? Vajzë!
Ti mban shumë tesha në trup e ty djali të mungojnë disa muskuj. Ah dhe një mjekër është në modë së fundmi. Çuditem tek shoh disa manikine të mbetur në vitrina. Të pashpirt kush i ka lënë të harruar aty, teksa dhjetra të tjerë kanë mbushur skenat a ekranet televizive.

Ironike, por ne pastaj na brasin sytë komentet ofenduese, ama club-et nuk harrojme t’i tejmbushim, ashtu sikurse edhe xhepat e atyre që u adresohen komentet në fjalë.

Ndërrojme kanal kur degjojmë kenge të vjetra në vite, por prapë flasim për art. Djersitemi teksa shkundemi nën tingujt e playback-ut, e prapë guxojme e flasim për art.

Teatri i bën bisht axhendës sonë të “ngarkuar” kur Netflixi po bën namin, por ne të paeturit përsëri kërkojmë art. Askujt nuk i pëlqen t’i pikturojë pemët në letër. Fundja, përse të lodhesh aq shumë kur ekologjiket tanë të kanë ofruar luksin t’i shohësh të vërteta, e për aq kohë sa ekzistojnë kamerat “fisnike” të smartphoneve më të fundit, ti ke bërë art.

Sikur brenda një intervali kohor të stoponim fjalët klishe, ankesat e panumërta e t’i dorëzoheshim ndjesisë. Të fillonim ta mendonim violinën si tingull e jo thjesht si një instrument në formë dardhe.

Por jo, i vendosur midis kufijve të famës e shpërblimit “arti” lëkundet reshtazi para syve tanë. E ne e lemë të shkojë duke u ankuar për një shikim të dobët. Por të mjerët, harrojme se shkenca krijoi syzet për t’u bërë pritë justifikimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0032649040222168