INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur del kënga e re? Jua thotë vetë Era Istrefi! [FOTO]

Kur del kënga e re? Jua thotë vetë Era Istrefi! [FOTO]

Publikuar më: 12:58 27-06-2017

Surprizë pas surprize! 

Ndonëse jemi mësuar që artistët projektet e reja t'i mbajnë sekret, Era Istrefi nuk e ka problem të zbulojë disa detaje nga hiti i ri. Gjatë një interviste të sinqertë për revistën online "The Stylegazer", përpos performancës së saj në paradën e përvitshme të komunitetit LGBTQ, Era ka folur edhe rreth këngës së re që do të pasojë "Redrum". E pyetur nëse ka ndonjë singëll të ri gati, këngëtarja është përgjigjur pozitivisht. Teksa ka theksuar faktin se nuk i pëlqen të japë premtime boshe, Era ka pranuar se në fund të kësaj vere fansat do të kenë në duar singëllin e ri. Madje ajo ka vazhduar edhe më tej duke shprehur se kënga nuk ka lidhje me parardhësen e saj e cila ishte baladë, por do të jetë më ritmike dhe më e kërcyeshme. "FUN" e ka përshkruar Era Istrefi projektin e rradhës, dhe kur bëhet fjalë për "fun" Era di ta bëjë më së miri!  

Era.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042979717254639