INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuptimi i emrave të familjes Kardashian, do t’iu surprizojë [FOTO]

Kuptimi i emrave të familjes Kardashian, do t’iu surprizojë [FOTO]

Publikuar më: 14:20 01-03-2018

Ata janë një ndër familjet më të njohura dhe më të përfolura në showbizz.

Klani Kardashian-Jenner arrijnë të jenë në qendër të vëmendjes me gjithçka bëjnë. Por jo vetëm ata sepse një vëmendje të veçantë e marrin edhe fëmijët e tyre. Një ndër arsyet, janë emrat e zgjedhur për ta.

Ja kuptimet e emrave të fëmijëve të tyre:

Mason ka të njëjtin kuptim në anglisht që Kardashian ka në armenisht - përpunues i gurit. Emri i mesëm i Mason është Dash dhe çuditërisht nuk ka të bëjë me emrin e dyqanit të veshjeve të Kourtney, por është shkurtim i Kardashian dhe është pseudonimi i gjyshit të tij nga mamaja.

-640-0-5a96f9d901e02.png

Penelope është një emër grek që do të thotë `endës` dhe e ka prejardhjen nga `Odiseja`. Por Kourtney dhe Scott e zgjodhen këtë emër vetëm sepse i’u duk i lezetshëm. Emri i saj i dytë është Scotland dhe ia ka vendosur gjyshja e saj Kris.

-640-0-5a96f9d5c436c.jpg

North ishte emri që shkaktoi më shumë zhurmë në internet. Kim dhe Kanye kanë deklaruar se ata nuk e kishin menduar fare këtë emër, por ishte Pharrell ai që ua sugjeroi i pari, më pas Anna Wintour i`u tha të njëjtën gjë. Kim dhe Kanye e pëlqyen këtë emër dhe nuk e menduan gjatë.

orth-ok-1446125855.jpg

 

Reign ishte një emër që Kourtney e ka mbajtur për disa kohë në listën e saj, që kur lindi fëmijën e saj të parë Mason. Kuptimi i emrit është `mbret` dhe ndoshta Scott ka lidhje me vendosjen e emrit pasi ai e thërret veten Lord Disick.

-640-0-5a96f9d6cdf6a.png

Saint, emri i djalit të parë të Kim dhe Kanye i`u vendos pasi ata gjatë gjithë shtatzënisë së Kim e kanë thirrur `i shenjtë`, sepse Kim pati një shtatzëni të vështirë.

pri_53946966-e1506069645740.jpg

Dream, vajza e Rob dhe Black Chyna, ishte si një ëndërr e bërë realitet për prindërit e saj, të cilët kishin rënë dakord për emrin para se të lindte. Emri i dytë i Dream është Renee si e ëma, që do të thotë `e rilindur’.

dream-kardashian1.jpg

Chicago, emri i fëmijës më të vogël të Kim dhe Kanye ishte po ashtu shumë i komentuar. Chicago është vendi ku Kanye u rrit dhe e përmend shpesh në tekstet e tij, por çifti ende nuk e ka konfirmuar arsyen përse i vendosën këtë emër vajzës së tyre.

-640-0-5a96fa5bcf680.png

Stormi, më e vogla e familjes, erdhi në jetë pak ditë më parë, pasi Kylie e kishte mbajtur të fshehtë nga media shtatzëninë e saj. Ajo ende nuk ka dhënë një shpjegim për emrin Stormi, megjithëse mendimet dhe aludimet kanë qenë të shumta.

-640-0-5a96f9dbd8c08.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0040938854217529