INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kunati i Miley Cryus ‘tallet’ me këngën e saj “Wrecking Ball” dedikuar vëllait të tij [VIDEO]

Kunati i Miley Cryus ‘tallet’ me këngën e saj “Wrecking Ball” dedikuar vëllait të tij [VIDEO]

Publikuar më: 16:41 24-05-2018

Chris Hemsworth, vëllai i Liam dhe kunati i këngëtares Miley Cyrus, ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve sot me videon e fundit që ai ka hedhur në Instagram. Ai ka postuar një video i cili është duke interpretuar këngën e Miley Cyrus “Wrecking Ball”. Kjo këngë ëshët dedikim për vëllain e Chris, Liam Hemsworth në periudhën kur çifti Miley and Liam u ndanë. 

Chris shfaqet duke interpretuar dhe duke kërcyer këtë këngë me tre femijë dhe me qenin e tij ku të gjithë po tregonin aftësitë e tyre në kërcim. Chris përpiqej të bënte lëvizjet e tij në dysheme për efekt dramatik, njësoj si Miley, ndërkohë që qeni i tij ndërhyri dhe përfundimisht e prishi të gjithë punën.


"Ajo filloi si një video muzikore fillestare, por përfundoi në një sulm të egër nga një K9 frikacak. Asnjëherë mos punoni me fëmijët apo kafshët", ka shkruar Chris përbri videos që ka postuar në Instagram ku ka bërë tag vëllain e tij dhe Miley.


Shpresojmë shumë që Miley ta ketë marrë me sportivitet dhe me të qeshur këtë video nga kunati i saj, pasi ne e kemi qeshur shumë me të.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877