INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujt i është mirënjohës Leonardo Di Caprio për lidhjen e tij të fortë me filmin?

Kujt i është mirënjohës Leonardo Di Caprio për lidhjen e tij të fortë me filmin?

Publikuar më: 19:43 01-05-2018

Leonardo Di Caprio ka bërë plot 5 filma me Martin Scorsesen deri më sot, kështu që nuk është çudi të dëgjohen vetëm fjalë të mira nga aktori fitues i çmimit Oscar për bashkëpunëtorin e tij ikonik.

 

Dicaprio-e-Scorsese-juntos-novamente-em-drama-Roosevelt.jpg

Teksa prezantoi Scorsesen në inaugurimin e çmimit Robert Osborne në festivalin e filmit TCM Classic Film Festival (nga Entertainment Weekly), DiCaprio shpjegoi se si puna e tij me regjizorin e bëri të kuptojë rëndësinë e vërtetë të filmit dhe të film-bërjes.

“Si një aktor i ri, me qëndrimin pranë tij përgjatë proçesit kreativ të të bërit një film, zbulova se njëlloj si një pikturë, skulpturë, muzikë apo teatër, filmi është po aq esencial, relevant, dhe në fakt, forma më integrale e artit e kohës,” u shpreh Di Caprio. “Jam ndjerë sikur mund t’a zotëroja me të vërtetë termin “artist” duke punuar përkrah tij”.

DiCaprio vijoi duke shpjeguar se “asnjëri nuk është më i ditur, më i dedikuar, ose tërheq më shumë frymëzim nga arti i filmit se sa Scorsese. Nuk ka pothuajse asnjë aspekt të jetës së tij kreative apo personale, ku ai mos t’i referohet historisë së filmit,” tha aktori.

Puna e parë e Leonardos me Scorsesen ka qenë në 2002-shin në filmin “Gangs of New York”. Bashkëpunimet e tjera si “The Aviator” dhe “The Wolf of Wall Street”, i kanë siguruar atij nominime Oscar si aktori më i mirë protagonist. Ndërkohë “The Departed” ku përsëri aktori i famshëm kishte rolin kryesor, ka qenë filmi i cili i ka dhënë Scorseses Oscarin e tij të parë si regjizori më i mirë, gjithashtu titullin si filmi më i mirë i vitit.

 

GettyImages-467585981.jpg

Përshtatur nga IndieWire.

Article Logic
Execution time: 0.0032382011413574