INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujt i dedikohet kënga ''Plas'' e Flori Mumajesit? Flet këngëtari: Nuk kam dashur ta bëj pis atë ndjesi...[FOTO]

Kujt i dedikohet kënga ''Plas'' e Flori Mumajesit? Flet këngëtari: Nuk kam dashur ta bëj pis atë ndjesi...[FOTO]

Publikuar më: 17:55 09-12-2018

Balada më e mirë e këtij viti në “Kënga Magjike” është as më shumë e as më pak se vetë kënga “Plas” e Flori Mumajesit. Kantautori arriti të rrëmbëjë këtë çmim dhe pasi u ngjit në skenë ai tha dy fjalë duke u drejtuar nga publiku: “Ju jeni dashuria, frymëzimi im, ju jeni muzika. Dua të bëj një dedikim meqë ka plas spekullimi i madh se Flori bën dedikime… Dua ti bëj dashurisë time më të madhe një dedikim, të du mam”.

Por Flori nuk u mjaftua vetëm me këtë çmimin pasi kënga e tij u shpall gjithashtu si kënga më e mirë e këtij edicioni të 20-të të Kënga Magjike duke triumfuar me “Plas”, por siç u shpreh ai fitorja më e madhe është ajo e publikut.

I pyetur nga mediat se cila është arsyeja që mendon se publiku e dashuroi kaq shpejt këtë këngë, Flori u shpreh:

“Unë nisem nga një ndjesi që krijoj. Është një nga ato ndjesitë që kam dashur mos t’i prish, mos t’i bëj pis. Kam dashur në vazhdimësi ta shijoj, ta ndjej dhe ka qenë aq e pastër, aq “naive”, që mesa duket kjo i ka pëlqyer publikut”.

flrom.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936