INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Skema mashtrimi po ndodhin dhe në Shqipëri

Kujdes! Skema mashtrimi po ndodhin dhe në Shqipëri

Publikuar më: 13:07 04-07-2018

Numra me prefikse Lituaneze, Bjelloruse, Letoneze dhe Somaleze raportohen të kenë nisur një fushatë të gjërë telefonatash në Shqipëri. Këta numra mbyllin thirrjen shumë shpejt dhe përsërisin shumë herë këtë proces. Disa qytetarë kanë telefonuar mbrapsht këta numra dhe menjëherë i është përgjigjur sekretaria. Askush nuk ka ditur qëllimin dashakeq të këtyre thirrjeve, derisa ka parë tarifimin prej 105 lekësh pë minutë.

 

Skema e mashtrimit njihet ndërkombtarisht si Wangiri Fraud. Telefonuesve do tu përgjigjet menjëherë një mesazh i automatizuar i sekretarisë që do t'u flasi në arabisht. Për ata që do telefonojnë për së dyti ose dhe më shpesh të njëjtin numër, atyre mund t'u dërgohen linqe për në dark web, në bazë të qëllimit që kanë njerëzit që qëndrojnë pas mashtrimit. Kompanitë celulare në Shqipëri kanë nisur të marin masa për këtë problem duke bllokuar nga regjistrat e tyre këta numra mashtrues dhe duke u kthyer nga 70% të shumës së qytetarëve të prekur nga mashtrimi.


Deklarata e kompanive telefonike vijon si më poshtë:

Screenshot_20180704-130443_preview.png

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605