INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Pas alkoolit dhe duhanit tani dhe ushqimet shkaktojnë kancer

Kujdes! Pas alkoolit dhe duhanit tani dhe ushqimet shkaktojnë kancer

Publikuar më: 14:02 24-05-2018

Alkooli dhe duhani janë dy nga shkaktarët kryesor të kancerit, këtë gjë e dimë prej kohësh por tashmë duhet ti ruheni dhe ushqimeve, pasi po arrin në të njëjtat nivele rrezikshmërie.

Mënyra se si ne ushqehemi po rrit çdo ditë e më shumë numrin e personave obezë duke bërë që organizatat e shëndetit të ngrenë alarmin.

Një studimi i fundit nga Fondi Botëror për Kërkimin e Kancerit, thotë se pesha e tepërt po ndikon në kancerin e 12 organeve.

Sipas studimit pesha e tepër shkakton kancer të mëlçisë, vezoreve, prostatës, stomakut, gojës, fytit, zorrëve, gjirit, tëmthit, veshkave, ezofagut, pankreasit dhe mitrës.

Megjithatë ekspertët shprehen se nëse në arrijmë të kemi një dietë me ushqimet e duhura mund të shpëtojmë shëndetin tonë. Propabiliteti është se një ushqyerje e shëndetëshme ndihmon në 40% të rasteve.

1 në 6 persona në botë vdes nga kanceri dhe marrja e masave shihet si emergjente nga specialistët e shëndetit.

Ndërgjegjësimi duhet të nisë nga vetë individët, që të kujdesen më shumë për ato ç'ka konsumojnë, pasi specialistët theksojnë se me këto ritme që po ecën shoqëria pas disa dekadave obeziteti do jetë shkaktari i tretë i kancerit.

Në Britaninë e Madhe do shtohen shumë obezët dhe për këtë arsye është marrë një nisëm pozitive duke ulur numrin e reklamave të ushqimeve të pashëndetshme./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0031349658966064