INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Nëse kërkoni vizë amerikane, ambasada ju ndihmon me këto hapa konkrete [FOTO]

Kujdes! Nëse kërkoni vizë amerikane, ambasada ju ndihmon me këto hapa konkrete [FOTO]

Publikuar më: 23:57 14-12-2017

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë udhëzimet e nevojshme për qytetarët shqiptar që kanë ndërmend të aplikojnë për një vizë amerikane.
Ajo i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë aplikimit pasi mund të ndodhë që tu revokohet viza përgjithmonë.
“Tregohuni të sinqertë dhe të saktë gjatë plotësimit të formularit dhe intervistës. Ju lutemi, mbani mend se kushdo që ju thotë të kundërtën, nuk po vepron në interesin tuaj më të mirë.
Mos bëni biznes me askënd që përpiqet t’ju sigurojë një vizë nëpërmjet mashtrimit. Ju mund të humbni shume para, si dhe mund t’iu ndalohet hyrja përgjithmonë në SHBA. Le t’i leme së bashku pa punë mashtruesit.”
Për të aplikuar në mënyrë korrekte për një vizë, ndiqni hapat tek: https://go.usa.gov/xnRRg.

Article Logic
Execution time: 0.0034298896789551