INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me cigaren në shtëpi, fëmijët rrezikojnë të gërhasin

Kujdes me cigaren në shtëpi, fëmijët rrezikojnë të gërhasin

Publikuar më: 15:56 11-07-2018

Tashmë dihet publikisht që duhani nuk ka asnjë përfitim pozitiv, jo vetëm tek ata që e pinë por edhe ata që përballen me tymin e tij.

Së fundmi shkencëtarët kinezë kanë ardhur në përfundimin se fëmijët të cilët jetojnë në një ambjent ku dikush në familje pi cigare janë më të pritur të gërhasin.

Studiuesit thanë se nëse ata ekspozohen para tymit të cigares risku që të gërhisnin në gjumë u rrit me 87%.Shanset e të rinjve për të gërhitur u rritën me rreth dy përqind për çdo cigare të tymosur në çdo ditë në shtëpi.

Ekspertët i mirëpritën këto gjetje  duke shtuar se gërhitja lidhet edhe më shumë sëmundje duke nisur nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Kërkuesit e universitetit në Kinë analizojnë një sërë të dhënash të marra në shumë shtete.

Ata krahasuan ekspozimin e fëmijëve ndaj tymit të cigares  dhe riskun që ata kishin për të gërhitur.

Edhe kur nënat shtatzëna pinin cigare fëmijët me shumë mundësi kishin probleme me gërhitjen.

Studiuesit këshilluan se lënia e duhanit është mënyra më e mirë për të mbrojtur jo vetëm shëndetin tonë por edhe të fëmijëve.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00088787078857422
    array(1) { ["section"]=> string(64) "kujdes-me-cigaren-ne-shtepi-femijet-rrezikojne-te-gerhasin-64683" }