INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur merrni mollë në aeroport! Mund të gjobiteni me 500 dollarë për...[FOTO]

Kujdes kur merrni mollë në aeroport! Mund të gjobiteni me 500 dollarë për...[FOTO]

Publikuar më: 09:22 24-04-2018

A ja keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes: “Si ka mundësi që shtetet me qindra milionë banorë kanë mbarëvajtje dhe mirëqenie të lartë të jetesës?

E thjesht! Kjo arrihet falë legjislacionit të fortë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Ndoshta juve ju duket çudi që një mollë t’ju kushtojë 500 dollarë por ja që dhe të papriturat ndodhin dhe kjo e rradhës vjen nga SHBA-ja.

Një grua thotë se ka marrë gjobë 500 dollarë nga agjensia doganore e SHBA pasi gjate kontrollit në aeroport i është gjetur një mollë në çantën e saj.

Kristal Tadlock ishte duke udhëtuar me kompaninë Delta Air Lines nga Parisi për në SHBA, kur i është gjetur molla.

Ajo tha se mollën e kishte kursyer nga ushqimi që ka marrë në avion për udhëtimin tjetër për në Denver raporton Syri.net

Dogana e SHBA dhe Patrulla e Kufirit nuk kanë komentuar rastin, por thanë se të gjitha artikujt bujqësorë duhet të deklarohen.

Ajo postoi një foto në Twitter një qese plastike dhe kutinë e cila përmbante frutën ne feta, me hashtagun "#anappleadaydoesntkeepcustomsaëay".

Kur molla u gjet, Tadlock i tha agjentit të doganës se ajo e kishte marrë nga kompania ajrore dhe e kishte pyetur nëse duhej ta hidhte apo ta hante por në vend të përgjigjes, agjenti i kishte dhënë në dorë një gjobë 500 dollarëshe.

“Ai më pyeti nëse udhëtimi im në Francë, kishte qenë i shtrenjtë. Dhe unë iu përgjigja: Po…por nuk e dija përse ma bëri atë pyetje deri sa më tha…do të bëhet akoma më i shtrenjtë pasi të të gjobis me 500 dollarë”, është shprehur ajo.

Zëdhënësi i Delta Air Lines tha për CBS Denver se "ne i inkurajojmë klientët tanë të ndjekin rregullat e dogana”.

"Molla në fjalë ishte pjesë e një vakt në fluturim që duhej të konsumoheshin në avion", shtoi Delta.

xcv_w.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032010078430176