INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
KUJDES! Këto rroba nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura

KUJDES! Këto rroba nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura

Publikuar më: 18:31 26-10-2018

KUJDES! Këto rroba nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura

Më parë ishin thjesht rroba të përdorura, tani janë veshje të dorës të dytë! Mund t’i quajmë si të doni, në thelb mbeten të njëjta, rroba që janë veshur më parë nga njerëz të panjohur për një kohë të pacaktuar, e që ne i blejmë me një çmim të reduktuar. Nuk ka asgjë të keqe të riciklosh veshje, por kur vjen puna tek disa artikuj do ishte mirë t’i blinit të rinjë, e as mos t’ju shkonte mendja t’i blinit të përdorur.

Të brendshmet

Të brendshmet janë në thelb një lëkurë e dytë. Nuk mund t’i blini këto veshje kurrësesi të përdorura, pasi larja e tyre nuk i pastron këto të fundit nga mikroorganizmat që mund të bëhen burim infeksioni apo sëmundjesh për ju!

Rrobat e palestrës

Këto veshje lahen shumë shpesh dhe nuk ia vlen t’i blini të përdorura, pasi nuk do t’i vishni gjatë para se të bëhen për t’u hedhur. Materiali i veshjeve të sportit është elastik dhe ka tendencën ta humbasë këtë veti pas disa larjesh.

Kapelet

A ju kujtohet hera e fundit që e keni larë kapelen tuaj? Pikërisht. Kapelet e përdorura nga një person që ju as nuk e njihni, me shumë mundësi nuk janë larë asnjëherë. Shumica e kapeleve do të prisheshin nëse do të laheshin në lavatriçe ndaj, nëse këto të fundit nuk mund t’i lani në makinë larëse, mos i blini fare më mirë.

Rroba banjo

Është shumë e thjeshtë : janë të brendshme !

Këpucët

Përtej baktereve që mund të gjenden në brendësi të këpucës, sidomos nëse këto të fundit vishen pa çorape, veshja e përsëritur do të ketë formuar brendësinë e këpucëve sipas këmbës së përdoruesit të mëparshëm , duke mos ju ndenjur juve siç duhet

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00085091590881348
    array(1) { ["section"]=> string(62) "kujdes-keto-rroba-nuk-duhet-t-i-blini-kurre-te-perdorura-76733" }