INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Këto janë 5 gjërat që çdo nënë duhet të bëjë në 2017-tën!

Kujdes! Këto janë 5 gjërat që çdo nënë duhet të bëjë në 2017-tën!

Publikuar më: 17:44 27-12-2016
Ju që jeni nëna e kuptoni më mirë se çdo të thotë t’i përkushtohesh fëmijëve të tu dhe vetes.
Ekspertët kanë veçuar disa gjëra, që çdo nënë duhet të bëjë në vitin 2017. Mundohuni, pasi rëndësi ka  ndryshimi që ju duhet urgjentisht.
 
1. Kushtojini më shumë kohë vetes suaj
Edhe pse fëmijët ju marrin pjesën më të madhe të kohës, sërish gjeni kohë edhe për planet tuaja. Takoni një mik, konsumoni një drekë pra bëni diçka. Mos e lini veten tuaj vetëm me fëmijët!
 
2. Flini
Nënat, në shumicën e rasteve e kanë harruar, çfarë do të thotë të flesh. Gjumin e kanë harruar si fjalë, pasi fëmija është në plan të parë. 
 
3. Lahuni
Kjo nuk do të thotë që ju keni higjenë jo të mirë, por nga ngarkesa që keni harroni të laheni. Mos harroni, se më shumë rëndësi nga çdo gjë është prezantimi juaj në shoqëri. Mundohuni, të laheni dhe të jeni si dikur!
 
4. Bëni më shumë seks
Fëmijët jua kanë larguar dëshirën seksuale me bashkëshortin tuaj. Mos e lejoni këtë gjë. Intv.al shton se raporti i rregullt seksual, do jua mbajë lidhjen e shëndetshme.
 
5. Largohuni pak nga rrjetet sociale
Në kohët e sotme, askush nuk mund të rrijë pa rrjete sociale. Edhe nënat i dedikojnë një pjesë të kohës. Prandaj, këtë kohë shfrytëzojeni për të bërë diçka më të mirë. 
 
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041