INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes alkoolin në datë 31…Policia e gjitha rrugëve

Kujdes alkoolin në datë 31…Policia e gjitha rrugëve

Publikuar më: 18:58 27-12-2015

Nata ndërrimit të viteve është festë për shqiptarët, por aksion për policinë, plot 70 % e efektivave të policisë është thirrur në gatishmëri për të pritur në detyrë vitin 2016. Thuajse 70% e efektivëve të policisë do të jenë në detyrë, natën e ndërrimit të viteve.

Përveç Policisë së Rendit, asaj të Qarkullimit Rrugor dhe Policisë kundër Krimit, në shërbim do të jenë edhe struktura të Antiterrorit, si dhe forcat operacionale. Urdhri është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.
E sic mund të merret lehtë me mend policia ka marrë urdhër tëkontrollojë kryesisht drejtuesit e automjeteve për të parë nivelin e alkoolit, që precedentët kanë treguar se është i lartë.

Policia Rrugore është e detyruar t’i vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve që do të dalin në rrugë, në rast nevoje.
Në urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm thuhet se, kërkohet marrja e masave në kufi, si dhe shtimi i sporteleve, duke eliminuar radhët.

 

Çako i kërkon Policisë Kufitare të jetë në shërbim të kulturuar dhe të bëhet kujdes, për të krijuar lehtësira ligjore, për të shmangur radhët e të gjithë shtetasve shqiptarë dhe të huaj, që do të udhëtojnë drejt vendit tonë e anasjelltas.

Article Logic
Execution time: 0.0032050609588623