INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku duhet të jetojnë fëmijët që të kenë një kujtesë të fortë

Ku duhet të jetojnë fëmijët që të kenë një kujtesë të fortë

Publikuar më: 16:48 20-09-2018

Jeni duke menduar se cili është ambjenti më i mirë për të rritur një fëmijë?  Zgjidhni hapësirat e gjelbërta dhe përfitimet do të jenë të shumta duke nisur nga truri i fëmijëve.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga sghencëtarët britanikë të cilët kanë shpjeguar se ka një lidhje të fortë mes hapësirave të gjelbërta dhe memories së fëmijëve.

Ata theksojnë se fëmijët që jetojnë në lagje urbane të mbushura me pemë jeshile  kujtesa e tyre forcohet më shumë, rritet përqëndrimi cka i lejon të regjistrojnë sa më shumë informacione.

Studimi u realizua mbi 4785 fëmijë të moshës 11 vjecare, të cilët jetonin në zonat urbane të Britanisë. 

Analiza tregoi se sa më pak gjelbërim të kishte në hapësrë  aq më e ulët ishte kujtesa dhe përqëndrimi fëmijëve.

“Rezultatet tona sugjerojnë se hapësirat e gjelbërta kanë një rol pozitiv në funksionet konjitive .Kujtesa hapësinore është një aftësi e rëndësishme njohëse që lidhet fuqimisht me performancën akademike tek fëmijët, veçanërisht performancën matematikore ", u shpreh një nga kërkuesit e studimit  duke shtuar se rezultatet  e tyre mund të përdoren në të ardhmen  në fushën e arsimit dhe të planifikimit urban. Prisnim që memoria hapësonire të ketë  lidhje  pozitive me hapësirat e gjelbërta për dy arsye.

Më së pari  fëmijët që jetojnë në ambjente të jeshilta  kanë më shumë mundësi  të eksplorojnë  zonën  e tyre ku luajnë.

Dhe së dyti hapësirat e gjelbërta si parqet dhe kopshtet  tërheqin vëmendjen  nga lart poshte dhe njerëzit përqëndrohen  më shumë pasi bien në kontakt me natyrën, urojmë që studime të tilla të ndihmojnë që të ndërgjegjësohemi për fëmijët dhe të kuptojmë se faktorët mjedisorë janë të rëndësishëm për  shëndetin konjitiv  sidomos tek fëmijët” theksuan  mjekët.

Studime të mëparshme nga ana tjetër kanë vërtetuar se jetesa në hapësira të gjelbërta ndikon edhe në frymëmarjjen e të vegjëlve, ata preken më pak nga sëmundjet respirtatore apo asma.

Prandaj nuk ka asgjë për t’u menduar për të mirën e fëmijëve, zgjidhni të jetoni në hapësira të gjelbërta.

Article Logic
Execution time: 0.0031352043151855