INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryesia e PD-së, Basha propozon mbledhjen e Këshillit, Imami kundër

Kryesia e PD-së, Basha propozon mbledhjen e Këshillit, Imami kundër

Publikuar më: 19:51 08-03-2018

Në ambientet e selisë së Partisë Demokratike ka nisur rreth orës 17:30 mbledhja e kryesisë së kësaj force politike.

Në këtë mbledhje, e cila zhvillohet pas përfundimit të analizës së degëve të PD-së, do të vendoset data e zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së.

Pjesë e takimit është edhe një nga kritikët e Bashës, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Në fjalën e tij Lulzim Basha është shprehur se ndryshimet statuore janë vetëm atribut i Kuvendit Kombëtar dhe i ka ftuar të gjithë demokratët, madje edhe kritikët që të paraqesin për vendimmarrje çdo kontribut, që ndihmon në fuqizimin e partisë.

Por mësohet se Arben Imami nuk ka pranuar të jetë pjesë e këtij grupi pune, që propozohet nga lideri i PD.

Më tej ai është shprehur se gjërat nuk zgjidhen në mënyrë mekanike dhe me grupe pune.

“Jam kundër që të mblidhet Kuvendi, pa u thirrur Këshilli. Pse duhet të bëjmë kongres të parakohshëm. S’jam dakord me këtë nxitim, pasi nuk kuptoj shkaqet”, ka theksuar Imami.

Article Logic
Execution time: 0.0031421184539795