INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurorja Marku e largoi, Gina: E refuzoj vendimin! S'iki

Kryeprokurorja Marku e largoi, Gina: E refuzoj vendimin! S'iki

Publikuar më: 12:51 09-01-2018

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka larguar nga detyra Kryeprokurorin e Elbasanit Dritan Gina, vendim i cili s'ka kaluar pa reagime.

Në një konferencë për mediat Gina tha se refuzon vendimin për t’u larguar nga detyra, pasi sipas tij ky vendim është i paligjshëm.

“Largimi im është pa asnjë tagër dhe bazë ligjore. Marku nuk ka të drejtë të largojë drejtuesit. Vendimi mund të ndryshohet vetëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ende nuk është mbledhur. Vendimi i kryeprokurores është i paligjshëm, dhe lëvizja ime nga detyra është e nxitur nga qarqe të caktuara politike. Për ngjarjet e Elbasanit nuk ka patur neglizhencë. Por autorët e ngjarjes në Elbasan nuk janë identifikuar, pasi policia nuk ka mbledhur provat. Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë. Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje dhe nuk ka kërkuar asnjë analizë. Kryeprokurorja pas kontakteve politike ka nxjerrë vendimin për largimin tim nga detyra. Në aspektin personal nuk e kam aspak problem të largohem. Jam i nderuar që jam emëruar në Tiranë. Nuk mund të braktis detyrën, refuzoj ta zbatoj, pasi vendimi është i paligjshëm”, u shpreh prokurori Dritan Gina.

Article Logic
Execution time: 0.0022239685058594