INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurorja ironizon deputetët: Jeni të lodhur

Kryeprokurorja ironizon deputetët: Jeni të lodhur

Publikuar më: 16:08 11-07-2018

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku i kërkoi disa herë deputetëve të mbajnë qetësi ndërsa ajo fliste. Pas përsëritjes së kërkesës, Marku lëshoi edhe një kunj për deputetët që vazhdonin bisedonin kur ajo fliste: Zoti kryetar do të mbani qetësi? E shoh që jeni të lodhur, por prokuroria ka punë” i ra shkurt Marku me një ton të prerë dhe dukshëm e bezdisur nga deputetët që shkëmbenin fjalë me njëri tjetrin. Kjo është hera e dytë që Marku raporton para deputetëve. Daljen e parë publike, ajo e pati gjatë prezantimit të kandidaturës së saj si prokurore, ku u shfaq më e qetë, më pak e sigurt dhe më e ndrojtur.

Marrë nga: lapsi.al

https://lapsi.al/2018/07/11/arta-marku-kunja-deputeteve-e-shoh-qe-jeni-te-lodhur-por/

 

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432