INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurori, mbledhja e PD-së, Basha: Angazhim në protestë, ndoshta jo vetëm të hënën

Kryeprokurori, mbledhja e PD-së, Basha: Angazhim në protestë, ndoshta jo vetëm të hënën

Publikuar më: 19:25 16-12-2017

Lulzim Basha pasditen e kësaj të shtune mblodhi në selinë qendrore të Partisë Demokratike kryetarët në rrethe të kësaj force.

Në takim është diskutuar për protestën e ditës së hënë, protesta të cilat mund të vijojnë edhe pas ditës së hënë.

PD ka paralajmëruar një tubim në orën 09:30 minuta para sallës së seancave plenare të Kuvendit për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Edhe LSI është kundër zgjedhjes së kryeprokurorit dhe të dielën do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar për organizimin e protestës para Parlamentit. Paraprakisht, Monika Kryemadhi e cilësoi të hënën si ditën më të errët të demokracisë shqiptare.

Pasi Kuvendi vendosi të konstatojë me 7 dhjetor përfundimin e mandatit të Adriatik Llallës, opozita e bojkotoi procedurën e zgjedhjes së kryeprokuorit të përkohshëm. PD dhe LSI mbështeten tek Kushtetuta, e cila përcakton Këshillin e Lartë të Prokuorisë, si të vetmin organ që mund të konstatojë fundin e mandatit dhe prej të cilit vijnë dhe propozimet për kryeprokuorin e ri.

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00443315505981
    array(1) { ["section"]=> string(89) "kryeprokurori-mbledhja-e-pd-se-basha-angazhim-ne-proteste-ndoshta-jo-vetem-te-henen-45067" }