INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministrja serbe: Është momenti të dalim nga konflikti i ngrirë me Kosovën

Kryeministrja serbe: Është momenti të dalim nga konflikti i ngrirë me Kosovën

Publikuar më: 14:53 16-08-2018

Kryeminsitrja e Serbisë Ana Brnabiç ka reaguar në lidhje me çështjen e kufijve. Për gazetën‘Blic’ ajo ka thënë se çështja e Kosovës nuk duhet të keqpërdoret politikisht.

“Gjetja e zgjidhjes për normalizimin afatgjatë Beograd – Prishtinë padyshim se është çështja politike më e rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Është momenti që të dalim nga konflikti i ngrirë lidhur me çështjen e Kosovës dhe të nisim rrugën që e kanë filluar kombet që zgjidhin probleme dhe kështu bëhen fitimtarë ”, po thënë Brnabiç.

Ajo gjithashtu i ka ftuar të gjithë aktorët e jetës publike dhe qytetarët të tregohen të përgjegjshme dhe të mbështetin Vuçiç në përpjekjet e tij për ta zgjidhur çështjen për të ardhmen e vendit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028500556945801