INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministria rrethohet me tela me gjemba

Kryeministria rrethohet me tela me gjemba

Publikuar më: 10:05 16-02-2019

Në kuadër të protestës së opozitës së bashkuar, e cila pritet të mbahet pas pak, forcat policore kanë marrë masa për t’i mbajtur larg kryeministrisë, protestuesit.

Raportohet se në dyert e Kryeministrisë janë vendosur tela me gjemba. Ndryshe nga herët e tjera, masat e marra nga policia janë më të shtuara dhe ndërkohë që Kryeministria është objekti më i vëzhguar për shkak se protestuesit do të mblidhen para saj.

Sipas raportimeve nga terreni, në terren janë forcat e FNSH-së, “Shqiponjat” madje edhe “Snajperistët”, thuajse në të gjithë rrethimin e kryeministrisë dhe rreth Piramidës./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0032749176025391