INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama preket nga ushtarakët: Rruga jonë e përbashkët është drejt BE

Kryeministri Rama preket nga ushtarakët: Rruga jonë e përbashkët është drejt BE

Publikuar më: 20:12 29-11-2017

Në aktivitetin e ministrisë së Mbrojtjes me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se rruga e Shqipërisë është drejt Bashkimit Europian, ndërsa Forcat e Armatosura shqiptare, shtoi ai, do të luftojmë terrorizmin bashkë me partnerët tanë në NATO.
“Rruga jonë e përbashkët e afrimit të përditshëm me familjen evropiane si një aspiratë e kahershme dhe një angazhim i palëvizshëm i të gjithë shoqërisë sonë dhe të gjithë forcave politike dhe padiskutim qeverisë sonë të re.
Në këtë përvjetor kemi akoma më pak nga burrat dhe gratë që ishin autorët e drejtpërdrejt të asaj fitoreje të rëndësishme, që na bëri nderin e paçmuar të të qenit e një populli u rendit në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore.
FA shfaqen si pol orientues jo vetëm për ne në Shqipëri, por të gjithë botën e lirë dhe sa më shumë e jetojmë këtë botë sot dhe sa më shumë kuptojmë rreziqet se në SHBA ushtarakët dhe veteranët janë kaq shumë të nderuar dhe të respektuar. E ardhmja nuk vjen nëse ne nuk e kërkojmë. E ardhmja evropiane duhet të kthehet në një strehë për ne, prandaj duhet të punojmë ta arrijmë këtë.
Do të luftojmë terrorizmin bashkë me partnerët tanë në NATO. Forcat ushtarake do të ndihmohen për trajnime dhe specializime në vendet aleate, duke u dhënë mundësinë të jenë ashtu siç do vend i NATO” deklaroi Rama.
Shefi i qeverisë, i cili pas dekorimit të ushtarakëve, tregoi se ishte prekur kur dëgjoi ata të thonin njëri pas tjetrit se gjithçka e bënin për Shqipërinë.
“Nuk ka shembull më kuptim plotë dhe solid në fushën e jetës shoqërore që dhanë këta ushtarakë që morën vlerësim simbolik, i cili nuk ka si të thotë mjaftueshëm për sakrificat e tyre. Ishte vërtetë prekëse që të dëgjojë prej tyre pas marrjes së dekoratave që t’i thonin ministres: ‘I shërbej Shqipërisë’.”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936